Please enter at least 3 characters.

Pas qëndrimit disa javor në Los Angeles, Dua Lipa kthehet në shtëpinë e saj në Londër

2019/01/dua3-1.jpg
176:"ROSEMONT, IL - DECEMBER 12: Dua Lipa performs during 103.5 KISS FM's Chicago Jingle Ball 2018 on December 12, 2018 in Chicago, Illinois. (Photo by Timothy Hiatt/Getty Images)
12:"Getty Images

Artistja shqiptare e famshme ndërkombëtarisht, Dua Lipa, ka tash e sa javë që ka qëndruar në Los Angeles të Kalifornisë.

Përveç koncerteve, ajo ka punuar edhe për projektet e reja, gjersa ka premtuar se këtë vit do të nxjerrë në shitje edhe albumin e ri për fansat.

Dua ndërkohë është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave i njofton fansat për më të rejat e saj.

Së fundmi, këngëtarja shqiptare ka publikuar dy fotografi ku shfaqet mjaft atraktive në Los Angeles.

Në mbishkrimin e fotografisë ajo thotë se është e lumtur që më në fund do të kthehet në shtëpinë e saj në Londër.

"Pas shiut vjen dielli, por unë e dua në mënyrë të qartë shiun dhe të ftohtin më shumë, sepse … Londër, po vij në shtëpi", ka shkruar Lipa në Instagram.

E njëjta pritet që të ketë një vit të suksesshëm, pasi është nominuar për dy çmime "Grammy", tri në "iHeart Radio Music Awards", dhe katër në "Brit Awards". /Telegrafi/