Please enter at least 3 characters.

Pas një vit publikimi, albumi i Bebe Rexhës ka arritur të dëgjohet mbi 1.4 miliardë herë në Spotify

2019/06/GettyImages-981218594.jpg
205:"NEW YORK, NY - JUNE 22: Singer Bebe Rexha performs on ABC's "Good Morning America" at SummerStage at Rumsey Playfield, Central Park on June 22, 2018 in New York City. (Photo by Mike Coppola/Getty Images)
12:"Getty Images

Një vit më parë, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, solli albumin e saj "Expectations", i cili u prit shumë mirë nga fansat e saj.

"Meant to be", "I'm a mess", "I got you", "Kneefs" ishin vetëm disa nga hitet e këtij albumi, të cilin e bënë një prej projekteve më të suksesshëm në karrierën e këngëtares.

Tani, një vit pasi është lansuar albumi "Expectations" numëron mbi 1.4 miliardë dëgjime në platformën më të madhe të muzikës në botë, Spotify.

Lajmi është bërë i ditur nga një faqe e fansave të këngëtares në Peru, teksa të njëjtin postim më pas Rexha e ka shpërndarë edhe në Twitter dhe Instagram.

Nga statistika e nxjerra për secilën këngë, sel se "Meant to be" (bashkëpunim me grupin Florida Georgia Line), është kënga më e suksesshme e këtij albumi, e cila në Spotidy është dëgjuar mbi 720 milionë herë.

Bebe Rexha është një prej këngëtareve më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar, këngët e së cilës pëlqehen në masë të madhe nga publiku internacional dhe kjo vërehet edhe nga statistikt e saj në platformat më të mëdha të muzikës. /Telegrafi/