Pas mbidozës me drogë, Demi Lovato: Jam e pathyeshme
180:"TORRANCE, CA - JANUARY 27: Demi Lovato visits Fabletics at Del Amo Fashion Center on January 27, 2018 in Torrance, California. (Photo by Rachel Murray/Getty Images for Fabletics)
Demi Lovato (Foto: Nemo/Backgrid)
Demi Lovato (Foto: Nemo/Backgrid)
26:"Getty Images for Fabletics
18/06/2019
Këngëtarja dhe aktorja, Demi Lovato, vitin e kaluar ka luftuar me mbidozën, ndërsa tashmë duket se problemet i takojnë të kaluarës.
26-vjeçarja me një dukje të thjeshtë dhe sportive ka dhënë edhe një mesazh domethënës për adhuruesit e saj përmes një mbishkrimi në bluzë, shkruan Daily Mail.
"Jam e pathyeshme", është mbishkrimi në veshjen e saj, që lë të kuptohet se ka të bëjë me gjendjen e saj aktuale dhe luftën ndaj lëndëve narkotike.
Ylli i hiti "Sorry not Sorry" u shtri në spital në korrik për t'u rehabilituar nga mbidoza dhe tani ka bërë një vit që nga ajo kohë.
Ajo është njëra prej këngëtareve më të dashura në të gjithë botën dhe qysh me t'u keqësuar gjendja e saj, mijëra fansa e fytyra publike shprehën solidarizimin me të. /Telegrafi/


