Please enter at least 3 characters.

Pas gati dy dekadash, Mbappe po i jep fund partneritetit me gjigantin sportiv

Kylian Mbappe mund t’i japë fund së shpejti bashkëpunimit të tij me gjigantin amerikan të veshjeve sportive, Nike, pas pothuajse dy dekadash partneritet.

Sipas raportimeve të mediave franceze, ylli i Real Madridit raportohet se ka ndërprerë kontratën me Nike në fund të muajit të kaluar, duke hapur kështu mundësinë për një kalim te një prej brendeve rivale të pajisjeve sportive.

Megjithatë, deri më tani nuk ka pasur konfirmim zyrtar as nga futbollisti dhe as nga kompania amerikane.

Mbappe ka qenë pjesë e familjes së Nike që prej moshës tetëvjeçare, duke e bërë këtë një prej marrëdhënieve më jetëgjata të sponsorizimit në futbollin modern.

Një ndarje e mundshme do të ishte një oditje e madhe për Nike, pasi kompania do të humbiste një prej figurave kryesore të saj në tregun global të futbollit.

Sulmuesi francez është shndërruar ndër vite në një prej ambasadorëve më të rëndësishëm të markës.

Përfaqësuesit e Mbappes deri më tani kanë refuzuar të komentojnë raportimet, ndërsa mbetet e paqartë se cili brend mund të marrë përsipër furnizimin e tij me pajisje sportive në të ardhmen.

“Të gjitha opsionet janë aktualisht të hapura dhe publiku do të njoftohet në kohën e duhur për hapat e ardhshëm në vazhdim të karrierës së tij”, ka deklaruar një burim pranë futbollistit.

Nëse lajmi konfirmohet zyrtarisht, largimi i Mbappes nga Nike pritet të ketë jehonë të madhe në tregun e sponsorizimeve sportive, duke qenë se bëhet fjalë për një prej futbollistëve më të marketueshëm në botë. /Telegrafi/