Pas Arsenalit dhe Liverpoolit, edhe një gjigant anglez pas Xhakës
21:"© Manchester City FC
07/04/2016
Arsenal po përballet me konkurrentë të fortë për mesfushorin e Borussia Monchengladbachut, Granit Xhaka.
Mediat zvicerane ditë më parë raportuan se tashmë janë takuar përfaqësuesit e futbollistit dhe zyrtarët e Gunners.
Megjithatë, Bild shkruan se ende nuk është arritur asnjë marrëveshje, edhe pse destinacioni i preferuar i shqiptarit është Liga Premier, transmeton Telegrafi.
Tani, shërbimet e 23-vjeçarit po i kërkon edhe Manchester City, i cili do të drejtohet në sezonin e ri nga spanjolli i Bayern Munichut, Pep Guardiola.
Vlen të theksohet se kapiteni i skuadrës gjermane kushton rreth 40 milionë euro, ndërsa për reprezentuesin zviceran ka shprehur interesim edhe Liverpooli i trajnerit, Jurgen Klopp. /Telegrafi/


