Please enter at least 3 characters.

​Parashutistët dhe kalorësit me veshje kombëtare festojnë në Prekaz

2023/11/unnamed-6-1-e1701173253712.jpg

Teksa sot po festohet dita e 28 Nëntorit, në Prekaz disa qytetarë kanë vendosur që këtë ditë ta shënojnë me aktivitete të ndryshme.

Në Prekaz, aty ku shënohet ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari, në memorialin me po këtë emër, janë parë disa parashutistë me flamurin e Kosovës e Shqipërisë teksa po fluturonin në qiell.

Por edhe në tokë, një qytetar zgjodhi ta festojë në një mënyrë të veçantë.

Ai u pa i veshur me veshje kombëtare teksa po kalëronte në afërsi të kompleksit Adem Jashari, në Prekaz.

Këto pamje duket se i ngjasonin personaliteteve historike që flijuan jetën e tyre në mënyrë që sot vendi të festojë i lirë e i pavarur. /Kp/Telegrafi/