Please enter at least 3 characters.

Parashikimi i motit në Shqipëri

2024/06/moti-4-780x439-1.jpg

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se Shqipëria të martën do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

SHMU njofton se moti parashikohet me kthjellime dhe zhvillim të vranësirave në orët e mesditës dhe pasdites, të cilat përgjatë relieveve malore të vendit do të pasohen me reshje shiu.

Era me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi deri në 10m/s.

Deti - Valëzimi 1-2 ballë. /Telegrafi/