Please enter at least 3 characters.

Parashikimi i motit në Shqipëri

2023/07/Tirana-sot.jpg
4:"Edda

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare nga orët e para të ditës kryesisht përgjatë maleve në veri-veriperëndim. Vranësirat pritet të pasohen me reshje të dobëta (në formën vese) e lokale shiu.

Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e para të mëngjesit.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje -jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, male e lugina era fiton shpejtësi 8-10m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen nga 12 në 32 gradë Celsius. /Telegrafi/