Please enter at least 3 characters.

Parashikimi i motit në Kosovë, vranësira dhe riga shiu

2021/07/shiu-ne-prishtine-foto-Ridvan-Slivova-3.jpg
14:"Ridvan Slivova

Sot në vendin tonë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga të izoluar shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat mbesin pothuajse në të njëjta parametra si të ditës së martë.

Minimalet e ditës pritet të sillen rreth 6 dhe 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet mes 15 dhe 17 gradë Celsius. /Telegrafi/