Parashikim: Chelsea – Swansea
Chelsea do të ketë punë mjaft të vështirë ndaj skuadrës së papërshtatshme të Swanseas në Stamford Bridge.
Vendi:Stamford Bridge, LondërKoha:25 shkurt (e shtunë), 16:00
Luiz, Matic dhe Alonso ishin lojtarët që u pushuan fundjavën e kaluar dhe ata do të ftohen sërish për këtë takim dhe mund të luajnë.
Swansea Swansea pati pushim fundjavën e kaluar dhe është shumë e pushuar për duelin në Londër, përkundër faktit se nuk ka arritur të rikuperojë të gjithë lojtarët nga lëndimet.
Top lojtarët
Chelsea ka fituar nëntë ndeshjet e fundit në shtëpi.
Janë shënuar më shumë se tri gola në 10 nga 12 ndeshjet e fundit të Chelseat në shtëpi.
Chelsea ka fituar në pjesë të parë dhe në fund të ndeshjes në 7 nga 9 ndeshjet e fundit në shtëpi në Ligën premier.
Janë shënuar më shumë se tri gola në 6 ndeshjet e fundit në udhëtim të Swanseas.
Chelsea ka shënuar së paku 2 gola në 8 nga 9 ndeshjet e fundit në shtëpi në Ligën Premier.
Swansea ka pranuar së paku dy gola në 5 nga 6 ndeshjet në udhëtim në Ligën Premier.
Analiza
Chelsea ka rastin që të zgjerojë kryesimin në tabelën e Ligës Premier në 11 pikë para ndeshjeve të rivalëve tjerë, por dueht të ketë kujdes që të mos rrëshqasë.
Swansea është ringjallur pas ardhjes së Paul Clement dhe tash ka 4 pikë më shumë se vendi i 18-të në tabelë me tri fitore në katër ndeshjet e fundit. Pushimi i gjatë ndoshta e ka shpërqëndruar momentumin pozitiv të Sëanseas, e kjo mund ta bëjë më të lehtë takimin.
Parashikimi: Chelsea 1-1 Swansea


