Please enter at least 3 characters.

Paraqitje e shkëlqyer ndaj Malit të Zi, UEFA ndaloi për doping Rrahmanin dhe Alitin

2019/10/72429619_847988685644370_9073687182434107392_n-2.jpg
14:"Ridvan Slivova

Amir Rrahmani dhe Fidan Aliti nuk kishin arritur ta shijonin në maksimum fitoren e Kosovës ndaj Malit të Zi.

Përfaqësuesja jonë fitoi 2-0 ndaj malazezëve me golat e shënuara nga Rrahmani dhe Vedat Muriq, që u realizuan qysh në pjesën e parë.

Amir Rrahmani ka postuar një foto në llogarinë e tij në Instagram, duke shkruar se nuk ka festë për të dy shkaku i testeve të dopingut.

“S’ka festë për ne. Koha e dopingut”, ka shkruar Rrahmani në një fotografi së bashku me Alitin.

Duket se paraqitja e tyre fantastike e ka impresionuar edhe UEFA-n që i kishte futur të dy lojtarët në testet e dopingut. /Telegrafi/