Please enter at least 3 characters.

Paralajmërohet krijimi i spitalit për të prekurit me COVID-19

2020/08/brenda-klinikes-infektive-gjithcka-qe-po-ndodhe-brenda-nje-dite.png

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj paralajmëroi sot ndërtimin e një spitali portativ vetëm për pacientët e infektuar me COVID-19.

“Krahas masave që do t’i marrim menjëherë, jemi duke punuar në lehtësimin e funksionimit të sistemit shëndetësor, me riorganizimin e ambulancave specialistike dhe me krijimin e një spitali portativ vetëm për pacientët me COVID-19, pasi jemi të vetëdijshëm se me ngarkimin e QKUK-së po rritet mundësia e infektimit me COVID-19 edhe e pacientëve që janë aty për trajtime të tjera”, tha Zemaj.

Ai theksoi se nga e hëna do të fillojë licencimi i spitaleve private për realizimin e testeve serologjike dhe atyre molekluare.

“Nga e hëna do të fillojë licencimi i laboratoreve private për realizimin e testeve serologjike dhe atyre molekulare”, shkroi Zemaj në Facebook.