Please enter at least 3 characters.

Paralajmërohen padi ndaj portalit ''Kurir'' në Maqedoni

2016/09/Kurir-1.jpg

Adria Media Group paralajmëron masa juridike para organeve gjyqësore të Maqedonisë dhe ato ndërkombëtare për të mbrojtur brendin ''Kurir'' nga keqpërdorimet, si edhe imazhin e këtij mediumi si shtëpi mediale më e madhe rajonale, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Me këtë rast, gazeta serbe ''Kurir'' i njofton lexuesit e saj në Maqedoni se publikimet në kurir.mk nuk paraqesin qëndrimet, e as politikën redaktuese të kësaj gazete serbe.

Kjo gazetë e akuzon portalin kurir.mk për tentim manipulimi të publikut dhe keqpërdorim të brendit të tyre./Telegrafi/