Paragllajdisti shmangu rënien dhe vdekjen në sekondën e fundit - pamjet dramatike bënë xhiron e botës
05/08/2022
Paragllajdi sado që është sport reaktiv, aq është edhe me rrezik dhe këtë së fundi e ka përjetuar një qytetar amerikan.
Kevin Philipp i shpëtoi vdekjes në sekondën e fundit pasi u ngatërrua në parashutën gjatë stërvitjes me paragliding.
“Nuk ka kohë për të vdekur!”, ka shkruar ai në rrjetet sociale pasi ka publikuar një video që ka tronditur shumë miq të tij.
Gjatë fluturimit të tij të fundit, Philippa u godit nga një erë e fortë dhe ndërsa ishte në rënie të lirë, ai u përpoq me dëshpërim të vendoste parashutën e sigurisë rreth brezit të tij.
Drama u shpalos pothuajse deri në tokë dhe më pas praktikisht në sekondën e fundit u hap parashuta e sigurisë dhe për fat u shmang një tragjedi. /Telegrafi/


