Please enter at least 3 characters.

Paraburgosjes së Goran Grujoskit i janë gëzuar shumë familjarët e të dënuarve në rastin ''Detonator''

2016/03/Detonator.jpg

Paraburgimi i mbrëmshëm i Goran Grujoskit, i dyshuari kryesorë i lëndës ''Fortesa'' të PSP-së, i ka gëzuar shumë familjarët e të dënuarve në operacionin policor, ''Detonator'', i zbatuar para katër vitesh, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas reagimit të familjarëve të të dënuarve të këtij rasti, Zoti është i madh dhe se janë ndriçuar shpirtërat e tyre. Ata thonë se, pas dënimit të të pafajshmëve të ''Detonator'', shumë nëna janë sëmurë, shumë motra kanë qarë nëpër spitale, shumë bij e bija janë rritur pa prindër, por ka ngelur që të arrestohen edhe Gordana Jankullovska, Nikolla Gruevski dhe Sasho Mijallkov./Telegrafi/