Para se të kthehesh me ish-të dashurin lexo këtë artikull!
Mikja e ngushtë, familja, të gjithë po mundohen të të thonë se nuk ia vlen më, por ti e ke ndarë mendjen: do të rikthehesh me ish- in.
Përpara se ta bësh këtë, përpara se të marrësh një vendim të tillë, sepse në fund të ditës je ti ajo që zgjedh ç’është e mira për ty, ne dëshirojmë të ndalesh për pak, të harrosh gjithçka dhe t’i bësh vetes këto pesë pyetje:
1. “Përse u ndamë?”
Sado që të mundohesh t’i bësh bisht kësaj çështjeje, ti e di fare mirë se nuk mundesh. Është në favorin tënd të ulesh dhe të reflektosh. Kujtohu pak për ç’arsye erdhi ndarja juaj? Je e gatshme të përjetosh diçka të tillë sërish? Fundja nëse ndodhi një herë, ç’e ndalon të ndodhë sërish?
Analizoje situatën me kujdes dhe kupto nëse shkaktari i ndarjes është një veçori, ves, cilësi e jotja apo e partnerit dhe sa janë mundësitë për një ndryshim dhe fillim të ri.
2. “Mos jam thjesht, e vetmuar?”
Mos lejo vetminë apo mërzitjen të të mposhtin dhe aq më keq, të bëhen arsye e rikthimit tënd me të. Vetmia është e përkohshme, ama një marrëdhënie e keqe jo.
3. “Çfarë më pëlqen ende tek ai?”
Mendo pak për gjërat që t’i pëlqen (ose dashuron!) te ai. A ia vlejnë aq sa për t’u kthyer sërish me të? Janë vallë kaq unike sa ti nuk mund t’i gjesh tjetërkund?
Marrëdhënia që pate me ish- in të dha disa mësime të rëndësishme (për të mirë apo për të keq) rreth asaj se çfarë do të kërkosh në të ardhmen. Si është marrëdhënia ideale për ty tani dhe a është i aftë ish- i të të ofrojë një të tillë?
5. “Ç’ndryshime duhet të bëj nëse kthehem me të?”
Ti dhe ish- i u ndatë një herë, kështu që lidhja juaj nuk mund të vazhdojë ashtu siç ishte, ashtu siç ju e ndërtuat dikur sepse nuk funksionon.
Bëja të qarta vetes ndryshimet e reja që do duhet të bësh ti ose ai, në mënyrë që t’i diskutosh me të, por dhe të përgatitesh si dhe të qartësohesh mbi faktin sa e gatshme je për të ndryshuar.
Si mundemi ne të të ndihmojmë akoma më shumë?
Shiko, nëse e ndjen se do të flasësh me të fol, nuk të duhet një jetë me pengje. Ama në bisedë e sipër mos harro t’i bësh atij këto 4 pyetje, përgjigjja e të cilave do të bëjnë të kuptosh më shumë:
1. “Pse do të kthehemi bashkë?” 2. “Çfarë mendon se nuk eci me ne?” 3. “Si mund të komunikojmë më mirë , çfarë mund të bëjmë?’ 4. “Ku e sheh në të ardhmen lidhjen tonë?”


