Please enter at least 3 characters.

Papa Françesku emëron lojtarin më të madh në histori të futbollit - nuk është Messi

2023/11/messi.png

Papa Françesku është një adhurues i madh i futbollit. Kjo nuk është aspak befasuese, duke pasur parasysh se ai vjen nga Argjentina - një vend ku futbolli nuk është thjesht një lojë, por një mënyrë jetese.

Është vendlindja e futbollistëve legjendar si Diego Maradona dhe Lionel Messi. Ai pa që të dy u bënë kampionë bote dhe pati privilegjin t'i takonte personalisht në disa raste.

I pyetur se kë e konsideron lojtarin më të madh në histori mes të dyve, Papa Françesku nuk hezitoi në përgjigjen e tij.

"Unë do të shtoja një të tretë - Pelen. Janë të tre ata që kam ndjekur. Të tre janë të mrekullueshëm, secili me specialitetet e veta", ka thënë ai.

Megjithatë, si njeri i kishës, kur vjen puna për të zgjedhur lojtarin e tij të preferuar, ai nuk e bazon gjykimin e tij vetëm në aftësitë e tyre në fushë.

“Maradona si njeri dështoi. I gjori, ai rrëshqiti, njerëzit rreth tij nuk e ndihmuan. Ajo (jeta e tij) përfundoi keq".

"Messi është ndryshe - ai është i pafajshëm, ai është një zotëri. Por, zotëria më i madh ishte Pele, një njeri me zemër shumë të madhe", ka shtuar më tej Papa Françesku. /Telegrafi/