Please enter at least 3 characters.

Pandemia COVID-19 ul ndjeshëm turizmin në vendet e BE-së

2020/10/24588b42-4fbf-480d-ba54-78273f06a103.jpg
612:"NEW YORK, NEW YORK - SEPTEMBER 29: A man looks out at the Manhattan skyline in a Brooklyn neighborhood on September 29, 2020 in New York City. New York City faces a severe financial crisis as unemployment has risen to 16% and thousands of wealthy residents who make up a vital tax base have fled the city. New York City lost 24,000 residents to Coved-19, more than any other city in America and one of the highest metropolitan losses in the world. Vital sectors like tourism, retail and cultural activities are still struggling as the city attempts to get past the epidemic. (Photo by Spencer Platt/Getty Images)
12:"Getty Images

Në vendet anëtare të Bashkimit Evropian, akomodimi turistik ka rënë me 50 për qind në periudhën janar-gusht të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019 për shkak të COVID-19.

Zyra Evropiane e Statistikave (Eurostat) publikoi të dhënat e akomodimit turistik për periudhën janar-gusht 2020 në vendet e BE-së.

Sipas kësaj, sektori i turizmit në vendet e BE-së është ndikuar seriozisht nga pandemia COVID-19.

Në periudhën janar-gusht të këtij viti, qëndrimet gjatë natës në komplekset turistike në vendet e BE-së janë ulur me 50 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Akomodimi turistik në BE u rrit me 5 për qind në janar dhe 6 për qind në shkurt në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë ndërsa me fillimin e përhapjes së pandemisë shënoi ulje me 63 për qind në mars, 95 për qind në prill, 89 për qind në maj, 71 për qind në qershor, 43 për qind në korrik dhe 32 për qind në gusht.

Për periudhën janar-gusht rënia më e madhe në akomodimin turistik në mesin e vendeve të BE-së u regjistrua në Greqi me 77 për qind ndërsa vendi me uljen më të vogël Holanda me 29 për qind.

Në 16 prej vendeve të BE-së akomodimet turistike ranë në masën mbi 40 për qind. /Telegrafi/