Please enter at least 3 characters.

Pamjet e para tregojnë se stafi i Deontay Wilderit kishte të drejtë për hedhjen e peshqirit në ring në humbjen ndaj Tyson Furyt

2020/02/foto.png

Ndoshta përballja e Deontay Wilderit me Tyson Furyn do të duhej të ndalej para raundit të shtatë.

Janë publikuar pamjet e reja ku shihet se gjaku nga veshi i Bronzer Bomber nuk ndalej, e kjo bëri që stafi i tij të hedh peshqirin.

Amerikani e humbi titullin WBC në peshat e rënda dhe pësoi humbjen e parë në karrierë në ripërballjen me Gypsy Kingun.

(Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Ne videot e publikuara nga tifozët në Twitter shihet qartë se lëndimet që ka pësuar Wilder janë të rënda.

Madje nga ta sugjerohej se meçi duhej ndërprerë qysh në raundin e gjashtë, në mënyrë që të ndërpritej gjakderdhja.

Përkeqësimi i situatës filloi në fund të raundit të dytë, aty ku Fury i dha një goditje të fuqishme me të majtën në brinjë. /Telegrafi/