Pamje nga droni, momenti kur ukrainasit përdorin raketat britanike Brimstone për të hedhur në erë tanket ruse
Forcat ukrainase duket se kanë përdorur raketat britanike Brimstone, për të shkatërruar tanket ruse.
Pamjet e filmuara nga ajri me dron që i publikoi instruktori ushtarak ukrainas, shfaqin dy raketa që godasin mjetet ushtarake ruse, transmeton Telegrafi.
Ukrainasit i bënë këto raketa të përshtatshme për tu lansuar edhe nga mjetet më të vogla, përfshirë veturat nga fushëbetejat e Ukrainës, në pamundësi që ti përdorin dhe lansojnë ato vetëm nga aeroplanët, dronët apo edhe anijet.
Në pamjet që janë shpërndanë nga Pavlo Kashchuk, shihen raketat e lansuara nga një traktor që godasin autokolonën ushtarake ruse, që besohet se ishin në rajonin e Donbas.
“Thonë se Orkët(rusët) momentalisht janë në panik. Tanket ruse po shkatërrohen gjatë gjithë kohës. Ka thashetheme se janë aeroplanë fantazmë të NATO-së, por në fakt janë vetëm raketat mitike Brimstones, që janë në duart e Forcave të Operacioneve Speciale dhe po lansohen po nga ata”, shkroi Pavlo. /Telegrafi/


