Please enter at least 3 characters.

Palestinezi goditi me veturë këmbësorët, vrau dy izraelitë - policia më pas vret sulmuesin

2023/02/1676036892-Tan2023-02-1014381174_3-750x500-1.jpg
503:"Members of Zaka Rescue and Recovery team and Israeli police forensics pick up a doll at the site of a car-ramming attack at a bus stop in Ramot, a Jewish settlement in east Jerusalem, Friday, Feb. 10, 2023. A driver plowed a car into a crowded bus stop in east Jerusalem on Friday, killing two people, including a six-year-old, and injuring five others before being shot and killed, Israeli police and medics said, the latest escalation as violence grips the contested capital. (AP Photo/Mahmoud Illean)
2:"AP

Një person i dyshuar i armatosur shkeli me veturë disa këmbësorë në Jerusalemin Lindor, duke vrarë dy persona dhe plagosur pesë të tjerë, para se policia ta qëllonte dhe ta vriste.

Ky është incidenti i fundit në Jerusalem mes dhunës në rritje në qytet, raporton jerusalempost.

Përplasja e veturës ka ndodhur në një stacion autobusi në Ramot, një lagje e hebrenjve në Jerusalemin Lindor. Tensionet u rritën në pjesën lindore të aneksuar të qytetit pas një sulmi palestinez më 27 janar, duke vrarë shtatë persona, sulmi më i keq në qytet në më shumë se një dekadë.

Policia tha se një oficer jashtë detyrës qëlloi sulmuesin e dyshuar, duke e vrarë atë në vend. Për momentin nuk ka të dhëna për identitetin e sulmuesit.

https://twitter.com/israelmuse/status/1624015746400411650

Grupet militante islamike palestineze, Xhihadi Islamik dhe Hamasi, që sundon Rripin e Gazës, vlerësuan sulmin me veturë, por nuk morën menjëherë përgjegjësi.

Izraeli pushtoi Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës në luftën e vitit 1967. Palestinezët duan të krijojnë shtetin e tyre të pavarur në ato territore. Izraeli e konsideron Jerusalemin kryeqytet të pandarë, ndërsa palestinezët duan që Jerusalemi Lindor të jetë kryeqyteti i shtetit të tyre të ardhshëm.

Sipas organizatës izraelite të të drejtave të njeriut Bezelem, pothuajse 150 palestinezë u vranë vitin e kaluar në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor, më së shumti që nga viti 2004.

Sulmet palestineze ndaj izraelitëve vranë rreth 30 njerëz në vitin 2022. Deri më tani këtë vit, 43 palestinezë janë vrarë. /Telegrafi/