Palestina pranohet në UNESCO, reagon SHBA
31/10/2011
Kërkesa e palestinezëve për anëtarësim të plotë në UNESCO është pjesë e kërkesës së tyre për njohjen e shtetit palestinez.
Shtetet e Bashkuara thanë se do të përdorin veton e tyre ndaj kërkesës së palestinezëve për anëtarësim të plotë në OKB, por në UNESCO palestinezët patën vetëm nevojë për shumicën prej dy të tretash të votave.
Shtetet e Bashkuara janë kontribuesi i dytë për UNESCO-n, mirëpo bazuar në legjislacionin amerikan qeverisë i pamundësohet financimi i çfarëdo organizate të OKB-së e cila pranon Palestinën si anëtar të plotë.
Shtëpia e Bardhë vlerëson se pranimi i palestinezëve në UNESCO është “i parakohshëm” dhe i shkatërron përpjekjet ndërkombëtare për paqe. /Telegrafi/


