Please enter at least 3 characters.

Pak orë para se ish-e dashura t'i vetëvritej, këngëtari Harry Styles u sulmua me thikë nga një grabitës në rrugë

2020/02/GettyImages-910834618.jpg
226:"NEW YORK, NY - JANUARY 26: Singer Harry Styles performs onstage during MusiCares Person of the Year honoring Fleetwood Mac at Radio City Music Hall on January 26, 2018 in New York City. (Photo by Steven Ferdman/Getty Images)
12:"Getty Images

Harry Styles u la i tronditur pasi u grabit nga një kërcënues me thikë në ditën e Shën Valentinit.

Ish-këngëtari i “One Direction”, 26 vjeç, ishte në një natë jashtë në Hampstead në Londër kur u përball me një burrë që e kërcënonte.

Grabitësi nxori një thikë dhe i kërkoi para, mësoi The Mirror.

Ai veproi shpejt dhe i dorëzoi paratë, për fat të mirë grabitësi e la muzikantin të padëmtuar.

Një burim i tha The Mirror: "Ai në të vërtetë shpëtoi mjaft mirë, duke ia dhënë shpejt paratë sulmuesit, dhe duke e mbajtur kështu veten të qetë”.

"Kuptohet edhe pse kjo ngjarje e la atë shumë të tronditur më pas", tregoi më tej burimi.

Incidenti ndodhi vetëm disa orë para se super modelja e njohur Caroline Flack, e cila ishte ish-e dashura e Harryt, u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Londër të shtunën më 15 shkurt.

"Duke pasur parasysh se si Caroline humbi jetën e saj të nesërmen, presionet e një albumi të ri dhe një shfaqje në Brit Awards këtë mbrëmje, është e drejtë të themi se kjo është gjëja e fundit që Harryt i duhej”, shtoi burimi.

Policia Metropolitane konfirmoi incidentin për The Mirror.

Një zëdhënës tha: "Policia po heton raportet e një grabitjeje me thikë në Spaniards Road, Hampstead. Oficerët u kontaktuan të shtunën, më 15 shkurt në lidhje me incidentin që ndodhi në ora 23:50 të premten, 14 Shkurt”.

Harry pritet të ecë sonte me tapetin e kuq në mbrëmjen më të madhe të ndarjes së çmimeve në Angli, Brit Awards 2020, ku edhe do të performojë. /Telegrafi/