Please enter at least 3 characters.

Pacolli: Senatori Bob Dole ka qenë një mbështetës i patundur i Kosovës

2018/06/Behgjet-Pacolli-foto-Ridvan-Slivova-e1547102645720.jpg
14:"Ridvan Slivova

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka deklaruar se në 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës ka shumë njerëz në SHBA që Kosova duhet t'i falënderojë për kontributin e tyre për pavarësinë dhe lirinë e Kosovës.

Pacolli në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se Senatori Bob Dole ka qenë një mbështetës i patundur i Kosovës në ditët e para, kur Millosheviçi ka instaluar aparteidin në Kosovë.

“Në këtë 20 vjetor të çlirimit të Kosovës ka shumë njerëz në SHBA që ne duhet të falënderojmë për kontributin e tyre për pavarësinë dhe lirinë e Kosovës. Senatori Bob Dole ka qenë një mbështetës i patundur i Kosovës në ditët e para kur Millosheviçi ka instaluar aparteidin në Kosovë. Përgjithmonë mirënjohës ndaj tij për luftën e tij për të drejtat dhe lirinë e popullit të Kosovës”, ka shkruar Pacolli në Facebook./Telegrafi/