Pa me sytë e tij sherrin mes djalit dhe një personi tjetër, ndërron jetë nga arresti kardiak 69-vjeçari në Roskovec
07/08/2026
Rreth orës 20:00, shtetasi me iniciale B.V, 69 vjeç, banues në Roskovec, është dërguar pa shenja jete në Qendrën Shëndetësore Roskovec.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 69-vjeçari ka pësuar arrest kardiak, pasi ka qenë i pranishëm gjatë një konflikti të çastit ndërmjet djalit të tij dhe një shtetasi tjetër, pa qenë vetë i përfshirë në konflikt.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. /tch/


