Pa gola në Vushtrri, Istogu befason Drenicën
27/09/2014
Kampionët në fuqi dhe mitrovicasit të shtunën kanë ndarë pikët në “Ferki Aliu” të Vushtrrisë.
Ballafaqimi ndërmjet vushtrriasve dhe “minatorëve” ka dhënë lojë mesatarë nga futbollistët e të dy skuadrave, por gola nuk kishte.
Ndërkohë, Istogu në Skenderaj ka mundur Drenicën me rezultat 2-3 në “Bajram Aliu”. Në një ndeshje të bukur dhe me plot gola, mysafirët ia dolën që të shkëpusin tri pikë tejet të rëndësishme. /Telegrafi/


