Pa fitues ndërmjet Romës dhe Atalantas
18/04/2026
Roma dhe Atalanta kanë ndarë pikët në derbin italian të xhiros së 33-të në Serie A.
Pavarësisht rasteve të shumta nga dy skuadrat, epilogu përfundimtar rezultoi të jetë 1-1.
Atalanta e nisi më mirë me Nikola Krstovic që shënoi nga afërsia për të kaluar mysafirët në epërsi (12’).
Roma pastaj u këndell për të rrezikuar dy herë falë Donyell Malen, por i mungoi finalizimi.
Ishte Mario Hermaso që shënoi me kokë pas një harkimi të bukur për ta barazuar rezultatin (45’).
Pjesa e dytë faktikisht ishte më e qetë, ku Roma rrezikoi përmes Malen dhe Hermoso, por portieri mysafir me pritje fantastike nuk lejoi befasi.
Kësisoj, Roma qëndron në pozitën e gjashtë me 58 pikë, katër mbi Atalantan që zë pozitën e shtatë./Telegrafi/


