Ozil: Reali është në nivelin e Barcës
31/08/2011
Gjermani shkëlqeu në sezonin e tij të parë në Bernabeu, por arriti të fitojë vetëm Kupën e Mbretit dhe u mposht nga Barca në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve, ndërsa së fundi edhe në Superkupë. Megjithatë, 22-vjeçari beson se këtë sezon gjithçka do të jetë ndryshe.
“Ne kemi humbur në Superkupë në një mënyrë të pafat, por të dyja ndeshjet treguan se ne jemi në nivelin e Barcelonës”, ka thënë Ozil për Bild. /Telegrafi/


