Please enter at least 3 characters.

Owen tregon se Suarez dhe Robertson kanë pasur konfrontim të ashpër në tunel pas përfundimit të pjesës së parë

2019/05/0_Screen-Shot-2019-05-01-at-210726.png

Barcelona fitoi 3-0 ndaj Liverpoolit në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, ndërsa pjesa e parë përfundoi me rezultat 1-0 me golin e Luis Suarez.

Sulmuesi uruguaian pasi shënoi nuk ngurroi të festojë kundër ish-ekipit të tij dhe duket se kjo nuk i pëlqeu lojtarëve të skuadrës angleze.

Ai pas këtij goli kishte një debat me Andy Robertsonin në fushë gjatë një momenti të ndeshjes, e që në fund kjo dërgoi në një konfrontim të ashpër në tunelin që dërgon te zhveshtoret.

(Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

E gjitha kjo është zbuluar nga Michael Owen, i cili si analist BT Sport ishte i pranishëm në ato momente dhe kishte parë këtë skenë.

Duhet theksuar se Suarez në fushë debatoi ashpër edhe me Virgil van Dijk dhe portierin Alisson. /Telegrafi/