Please enter at least 3 characters.

OVL e UÇK-së: Do të ketë pasoja nëse votohet Projektligji për pagën minimale

2022/06/285510393_1088204735101347_3799537606079448217_n-780x439-2.png

Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku ka njoftuar se nesër do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, dhe si pikë është përsëri miratimi i projektligjit për ndryshimin e ligjeve, me anë të të cilit, sipas tij, ky pushtet po do që t'i heqë veteranët e luftës nga lidhja me pagën minimale.

Megjithatë, ka theksuar se nuk mund të organizojnë protestë për nesër, sepse është kohë e shkurtër.

"Mos e miratoni ligjin diskriminues ndaj kategorive të luftës, sepse do t'i bartni pasojat edhe ju sikur qeveria", ka shkruar Klinaku.

Postimi i plotë:Të nderuara media, mos e keqinterpretoni statusin e mëhershëm, sepse nesër nuk ka protestë.Statusi ishte ky:Të nderuar veteranë, invalidë dhe familje të dëshmorëve!Nesër do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, dhe si pikë është përsëri miratimi i projektligjit për ndryshimin e ligjeve, me anë të të cilit ky pushtet po do që t'i heqë veteranët e luftës nga lidhja me pagën minimale.Nuk mund të organizojmë protestë për nesër, sepse është kohë e shkurtër. Ju duhet që të jeni në kontakt me degët tona në mënyrë që kur ju thërrasim të dilni sa më masovikisht. Nëse ky pushtet e ndryshon ligjin, ne ju thërrasim për protestë ku do të qëndrojmë aty deri në realizimin e të drejtave tona.Thirrje deputetëve të pozitës dhe opozitës!Mos e miratoni ligjin diskriminues ndaj kategorive të luftës, sepse do t'i bartni pasojat edhe ju sikur qeveria.Dyfytyrësia e Glauk Konjufcës!Në njërën anë futet në rend dite projektligji kundër veteranëve, e në anën tjetër shkon t'i vizitojë veteranët që gjenden në paraburgim në Hagë./Telegrafi/