Please enter at least 3 characters.

Overmars: Sanchez mund të kthehet te Arsenali

2019/02/Sanchez-Man-Utd-e1550224161500.jpg
253:"MANCHESTER, ENGLAND - JANUARY 29: Alexis Sanchez of Manchester United warms prior to the Premier League match between Manchester United and Burnley at Old Trafford on January 29, 2019 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)
12:"Getty Images

Ish-ylli holandez i Arsenalit, Marc Overmars ka thënë se sulmuesi kilian, Alexis Sanchez mund të kthehet te Topçinjtë.

Overmars, i cili kaloi tre vjet në Arsenal midis viteve 1997 dhe 2000, beson se kiliani mund të pendohen për lëvizjen e tij te Manchester Unitedi.

"Unë kam respekt të madh për Alexisin, sepse ka bërë shumë mirë në Arsenal, ishte një vendim i mirë për t'u larguar", ka thënë fillimisht Overmars për ADN Deportes .

Sanchez gëzoi një sukses të konsiderueshëm në Arsenal, duke shënuar plot 80 herë në 166 paraqitje, por te Unitedi ka pasur krejt histori tjetër.

Overmars gjatë një dueli me Brian Laudrup (Getty Images)

Spekulimet e fundit të mediave tashmë thonë që ai mund të largohet nga Djajtë e Kuq pas një 'eksperimenti të dështuar' në Old Trafford.

Kështu, holandezi Overmars është i mendimit se sulmuesi kilian mund të kthehet në Emirates dhe ta vazhdojë shkëlqimin.

"Ky lloj i lojtarit ishte shumë i rëndësishëm për Arsenalin. Pas tij, Arsenali u përpoq të nënshkruante një lojtar të tillë, por nuk ia arritën, kështu që ai mund të kthehet në Arsenal", përfundoi holandezi.

Sanchez nënshkroi kontratët për katër vite e gjysmë në Old Trafford, ndërsa ajo është valide deri në verën e vitit 2022. /Telegrafi/