Please enter at least 3 characters.

Osmani zhvillon takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe në New York

Vjosa Osmani dhe Ahmed Aboul Gheit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit, gjatë vizitës së saj në New York.

Gjatë takimit, Osmani theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Ligës Arabe, si dhe nevojën për mbështetje në procesin e njohjes së shtetit të Kosovës nga vendet anëtare të kësaj organizate që ende nuk e kanë bërë këtë hap.

"Në New York, zhvillova një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit.Theksova rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Ligës Arabe, si dhe nevojën për mbështetje në procesin e njohjes së Kosovës nga shtetet anëtare të kësaj organizate që ende nuk e kanë ndërmarrë këtë hap", shkroi Osmani.