Please enter at least 3 characters.

Osmani takoi përfaqësues të trembëdhjetë agjencive të Kombeve të Bashkuara

2020/02/2020_02_11_Kryetarja-Osmani-takoi-përfaqësues-të-trembëdhjetë-agjencive-të-Kombeve-të-Bashkuara-1.jpg

Sot, kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës,Vjosa Osmani, priti në takim një delegacion të përbërë nga përfaqësues të trembëdhjetë agjencive të Kombeve të Bashkuara, të udhëhequr nga Ulrika Richardson, koordinatore zhvillimore e OKB-së në Kosovë.

"Në këtë takim u diskutua për projekte zhvillimore, të cilat përkrahen nga këto agjenci. Kryekuvendarja Osmani shprehu gatishmërinë e institucioneve të Republikës së Kosovës për bashkëpunim me këto agjenci.

Temë qendrore e diskutimeve ishte investimi në fushat që janë në funksion të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, specifikisht në krijimin e parakushteve për barazi në punësim, sigurim të shëndetit të grave shtatëzëna dhe të nënave, pastaj të drejtat e punëtorëve, mbrojtje të mjedisit etj", thuhet në njoftimin për media.

Kryekuvendarja Osmani theksoi, po kështu, nevojën për rritje të buxhetit në shëndetësi, arsim dhe politika të punësimit.

Palët u pajtuan që ta intensifikojnë bashkëpunimin, në mënyrë që të rritet cilësia e punës së Kuvendit të Kosovës nëpërmjet përkrahjes nga këto agjenci.​ /Telegrafi/