Please enter at least 3 characters.

Osmani takohet me Erdoganin, pritet me nderime të larta shtetërore

2022/03/Screenshot_8-1.png

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime të larta nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Osmani është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Turqi, ku për disa ditë radhazi ka takuar liderët shtetëror.

Presidentja më herët ka takuar edhe ministrin e Mbrojtjes, ku ka thënë se se raportet me Turqinë kanë potencial të zgjerohen e thellohen edhe më tej, në veçanti duke nxitur më shumë investime në Republikën e Kosovës si dhe duke rritur eksportet e Kosovës në Turqi. /Telegrafi/