Osmani organizon pritje për korin diplomatik: Kosova është më e fortë me miqtë krah saj
18/12/2022
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur këtë javë korin diplomatik në pritjen e fundvitit që ka organizuar.
Përmes një postimi në Twitter ku ka ndarë momente nga kjo pritje, Osmani ka thënë se Kosovës është më e fortë me miqtë krah saj.
“Këtë javë, në pritjen e fundvitit me korin diplomatik, kujtova ndikimin pozitiv që partneriteti ynë me aleatët kanë pasur mbi Kosovën dhe për qytetarët tanë dhe falënderova komunitetin ndërkombëtar për mbështetjen e vazhdueshme”, ka shkruar Osmani. /Telegrafi/


