Please enter at least 3 characters.

Osmani mbajti takim virtual me ambasadorin Kosnett - diskutuan për pandeminë COVID-19

2020/11/U.d.-Presidentja-Osmani-ka-mbajtur-takim-virtual-me-Ambasadorin-amerikan-Philip-Kosnett_1.jpg

Në vazhdën e takimeve të rregullta, sot u.d. presidentja, Vjosa Osmani ka biseduar me ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett.

Në njoftimin e bërë nga presidenca thuhet se ata kanë diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit në vend.

"Duke parë situatën me pandemi, në takim u diskutua në veçanti kjo temë. Me këtë rast, u theksua rëndësia e unitetit në luftën me pandeminë Covid-19, si dhe rëndësia e bashkëpunimit konstruktiv me të gjithë spektrin politik", thuhet në njoftim.

Theksojmë se Osmani ka rezultuar pozitiv me COVID-19 ditën e martë, ajo ka njoftuar se gjatë dy javë të ardhshme do të punojë nga shtëpia./Telegrafi/