Osimhen ‘ka vendosur’ klubin ku dëshiron të transferohet pasi të përfundojë huazimi tek Galatasaray
Victor Osimhen ka paralajmëruar lëvizjen e tij të radhës sipas raportimeve nga Italia, teksa emri i tij po vazhdon të lakohet gati çdo ditë në media. Sulmuesi 25-vjeçar po e shijon jetën në Turqi, atje ku iu bashkua Galatasarayt në formë huazimi nga Napoli.Osimhen deri më tani ka shënuar nëntë gola në 11 ndeshjet e tij të para nën urdhrat e Okan Buruk.Ai është i vendosur që të qëndrojë në Stamboll deri në përfundim të huazimit të tij, përkundër faktit që po lidhet me një transferim diku tjetër.Kjo sipas gazetarit Gianluca Di Marzio i cili ka thënë se Osimhen nuk ka interesim që të flasë me klubet tjera për momentin.
Prezenca e ish-drejtorit sportiv të Napolit, Cristiano Giuntoli tek Juventusi, është një ndër arsyet pse ai do ta merrte këtë vendim sipas Il Mattino.Giuntoli ishte personi që e transferoi Osimhen tek Napoli nga Lille në vitin 2020 për shumën e 75 milionë eurove dhe tani ai po përpiqet që ta ‘rrëmbejë’ nigerianin nga ish-klubi i tij.Raporti tutje shton se Juventusi mund ta aktivizojë klauzolën e tij të lirimit prej 75 milionë eurosh për ta transferuar atë në fund të sezonit 2024/2025. /Telegrafi/


