Please enter at least 3 characters.

OSBE përshëndet veprimin e shpejtë të Policisë së Kosovës në rastin e vrasjes në Fushë Kosovë

2019/06/OSBE.jpg

 Misioni i OSBE-së në Kosovë, ka përgëzuar Policinë e Kosovës për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit për vrasjen e rëndë të 11-vjeçarit ashkali në Fushë Kosovë.

"Reagimi i shpejtë i policisë tregon se komunitetet e cenueshme nuk do të shpërfillen," ka thënë shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jan Braathu, transmeton Telegrafi.

Misioni i OSBE-së i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së viktimës.

Ndryshe, Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një person të  dyshuar për vrasjen e të miturit në Fushë Kosovë, ndërsa me urdhër të prokurorit kompetent personi i dyshuar  është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore./Telegrafi/