Please enter at least 3 characters.

Organizoi festë për fansat pas përkrahjes që ia bënë në BB VIP, publikohen pamje të Einxhel në momente intime me Dagz

2022/03/collage-3-11-scaled.jpg

Einxhel Shkira nuk ka dyshim se është njëra nga ish-banoret që i dha shumë shtëpisë së famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.

Ajo bëri një lojë interesante, deklarata të ndryshme, gjeti dashurinë e shumëçka tjetër.

Por, e gjithë kjo ka bërë që të jetë shumë e dashur për publikun e të ketë fansa gjithandej trojeve shqiptare.

Në shenjë falënderimi për gjithë përkrahjen që ia kanë bërë në BBV, moderatorja e njohur organizoi një festë ditën e djeshme (e premte).

Në bazë të pamjeve që janë publikuar në Tëitter, në kremte krahas fansave të pranishën kanë qenë edhe DJ Dagz e familjarët e tyre.

Çifti janë fotografuar në disa momente intime duke shkëmbyer puthje me njëri-tjetrin.

Einxhel theksojmë që ishte njëra nga katër finalistet në garën e madhe për çmimin prej 100 mijë eurosh, të cilin e fitoi balerini Ilir Shaqiri. /Telegrafi/