Please enter at least 3 characters.

Orari i xhiros së gjashtë në BKT Superligë, do të zhvillohet derbi i madh lokal Drita - Gjilani

2021/09/128189935_190486339387083_3902068111317302185_o.jpg

Elita e futbollit kosovar ka filluar me spektakël të madh në pesë xhirot e para të zhvilluara deri më tani.

Befasi të shumta kanë ndodhur, por edhe spektakël në fushë e tribuna nga tifozët e pranishëm.

Por në xhiron e gjashtë në Superligë do të zhvillohet njëra nga ndeshjet më të mëdha në elitën e futbollit kosovar, Drita - Gjilani.

Ky takim sipas të gjitha gjasave do të zhvillohet në stadiumin 'Fadil Vokrri' në Prishtinë, pasi stadiumi në Gjilan është në rinovim e sipër dhe dy skuadrat duan që kjo ndeshje të zhvillohet në Prishtinë.

Llapi do të kërkojë fitoren e parë këtë edicion ku pret Drenicën, derisa Ulpiana do të jetë nikoqire e Dukagjinit të shtunën.

Të dielën në program përveç derbit Drita - Gjilani janë edhe dy sfida të tjera.

Feronikeli është nikoqire e Prishtinës, derisa befasia e këtij kampionati, Malisheva pret Ballkanin. /Telegrafi/