Please enter at least 3 characters.

Orari i ndeshjeve të Shqipërisë në Ligën e Kombeve

2020/03/shqiperia-liga-e-kombeve.jpg

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka publikuar orarin e ndeshjeve të Kombëtares së Shqipërisë në Ligën e Kombeve.

Ditën e djeshme (e martë), pasi është hedhur shorti për ndarjen në grupe të 55 skuadrave përfaqësuese që garojnë në katër ligat e Kupës së Kombeve, ku Shqipëria u vendos në Grupin 4 të Ligës C së bashku me Bjellorusinë, Lituaninë dhe Kazakistanin, është vendosur dhe kalendari.

Federatat përkatëse u takuan ndërmjet tyre dhe përcaktuan rendin e ndeshjeve.

Shqipëria do ta fillojë garën kualifikuese më 4 shtator 2020 ndaj Bjellorusisë në udhëtim.

Kombëtarja Kuqezi  do ta përfundojë fazën e grupeve në 15 nëntor ndaj Bjellorusisë në shtëpi.

Grupi 4:Ndeshja e parë, 4 Shtator 2020: Bjellorusi-ShqipëriNdeshja e dytë, 7 Shtator 2020: Shqipëri-LituaniNdeshja e tretë, 10 Tetor 2020: Kazakistan-ShqipëriNdeshja e katërt, 13 Tetor 2020: Lituani-ShqipëriNdeshja e pestë, 12 Nëntor 2020: Shqipëri-KazakistanNdeshja e gjashtë, 15 Nëntor 2020: Shqipëri-Bjellorusi