Please enter at least 3 characters.

Oprah Winfrey flet për punëtorët shëndetësorë gjatë fjalimit në “One World: Together At Home”

2020/04/GettyImages-1219647760.jpg
412:"UNSPECIFIED LOCATION - APRIL 18: In this screengrab, Oprah Winfrey speaks during "One World: Together At Home" presented by Global Citizen on April, 18, 2020. The global broadcast and digital special was held to support frontline healthcare workers and the COVID-19 Solidarity Response Fund for the World Health Organization, powered by the UN Foundation. (Photo by Getty Images/Getty Images for Global Citizen )
31:"Getty Images for Global Citizen

Në mesin e shumë artistëve të njohur që morën pjesë në koncertin virtual, “One World: Together At Home”, ishte edhe prezantuesja Oprah Winfrey.

Ajo mbajti një fjalim, ku diskutoi rreth punëtorëve shëndetësorë duke i vënë në vijë të parë gjatë krizës së pandemisë coronavirus, shkruan Daily Mail.

“Ata me të vërtetë janë më të mirët nga ne. Dhembshuria dhe veprimet e tyre të vërteta të shërbimit janë një thirrje për të vepruar për të gjithë ne”, ka deklaruar 66-vjeçarja

"Ne duhet të sigurojmë që qeveritë në mbarë botën të përparojnë tani dhe t'u sigurojnë punonjësve të kujdesit shëndetësorë pajisjet, fondet dhe mbështetjen e nevojshme".

Gjatë fjalimit të saj ajo gjithashtu citoi frazën e njohur të Nelson Mandelas duke thënë se guximi nuk është mungesa e frikës, por triumfi mbi të.

Winfrey më parë dhuroi 10 milionë dollarë në përpjekjet e ndihmës lidhur me COVID-19, veçanërisht për komunitetet që përballen me urinë. /Telegrafi/