Please enter at least 3 characters.

Olta Gixhari për Luiz Ejllin: E dua shumë po nuk e pranoj nga inati

2023/05/etuu-1130x635-gigapixel-standard-scale-2_00x.jpg

Aktorja shqiptare u largua me dëshirë nga shtëpia për shkak të mallit ndaj djalit, gjersa qëndroi plot 100 ditë brenda.

Ajo ndërkohë u cilësua një lojtare shumë e fortë si dhe një rivale e finalistit Luiz Ejlli.

Me këtë të fundit kanë qenë gjatë gjithë kohës në qendër të vëmendjes si dy më të komentuarit në këtë reality show.

Foto: Instagram

E njëjta u ka dhënë hapësirë ndjekësve të pyesin më shumë rreth opsionit pyetje-përgjigje në Instagram.

Një nga mesazhet iu bë në lidhje me Luizin, për atë se sa shumë e ka përmendur gjatë kësaj kohe.

“A e ke parë sa të ka përmendur Luizi dje. Oltën e dua fort ka thënë”, ka qenë mesazhi.

“Edhe unë e dua fort po se pranoj nga inati”, theksoi ajo.

Finalja e madhe e BBVA theksojmë se do të zhvillohet më 6 maj (e shtunë). /Telegrafi/