Please enter at least 3 characters.

Oliver pas ndeshjes Real-Juve: Ishin disa ditë të çuditshme, por mora mbështetjen e shumë njerëzve

2018/04/Michael-Oliver.jpg
291:"MADRID, SPAIN - APRIL 11: Stephan Lichtsteiner of Juventus confronts referee Michael Oliver during the UEFA Champions League Quarter Final Second Leg match between Real Madrid and Juventus at Estadio Santiago Bernabeu on April 11, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Michael Oliver pranon se ai kishte disa ditë të çuditshme pas gjykimit të ndeshjes së dytë çerekfinale Real Madrid-Juventus në Ligën e Kampionëve.

Gjyqtari anglez dha një penallti në minutën e fundit për vendasit e Realit, përpara se të dërgonte jashtë me kartonë të kuq Gianluigi Buffonin për protestat e tij.

Kapiteni i Bianconerëve filloi një sulm të ashpër pas akordimit, duke pretenduar se Oliver ishte shumë i papërvojë për të gjykuar lojën dhe se ai kishte "një kazan plehrash në vend të zemrës.

"Ishin disa ditë të çuditshme", ka thënë fillimisht Oliver për faqen zyrtare të FA.

Buffon i nervozuar në momentin që gjyqtari Oliver akordoi penallti ndaj Juventusit (Getty Images)

"Por, ishte mirë që aq shumë njerëz, si brenda dhe jashtë lojës, ishin të etur të më ofrojnë mbështetjen e tyre".

"Kjo ishte mjaft përulëse në të vërtetë dhe do të thotë shumë".

"Unë kisha njerëz që vinin tek unë në rrugë dhe njerëzit nga brenda lojës më dërgonin mesazhe mbështetëse".

"Është një gjë e mrekullueshme të dihet se unë e kam mbështetjen", përfundoi anglezi.  /Telegrafi/