Please enter at least 3 characters.

OKB: 10 mijë civilë kanë humbur jetën në Jemen

2017/01/1-235.jpg

Zyra e Kombeve të Bashkuara në Jemen njoftoi sot se në dy vitet e fundit në konfliktin e armatosur në këtë vend, janë vrarë rreth 10,000 civilë dhe 40.000 të tjerë janë plagosur, raporton AP.

Koordinatori i Zyrës së OKB-së, Jamie McGoldrick tha në një konferencë për media se numri është i bazuar në listën e viktimave të hartuar nga raportet mjekësore, por se numri mund të jetë më i lartë, transmeton KosovaPress.