Please enter at least 3 characters.

"Oj lulija jonë me limona, kësaj Serbisë”, Afrim Muçiqi nuk e ndal festën as në ditën e zgjedhjeve pas fitores së mbrëmshme

Këngëtari i njohur, Afrim Muçiqi, nuk i ndali emocionet edhe në Ditën e Zgjedhjeve sot (e diel), pas fitores së mbrëmshme të Kombëtares së Shqipërisë ndaj Serbisë.

Në një intervistë për RTV Dukagjini, Muçiqi tregoi se atmosfera dhe gëzimi i natës së kaluar ishte diçka e jashtëzakonshme, duke theksuar se edhe zgjedhjet janë festë.

Ai tregoi se procesi i votimit shkoi mirë, por që ka akoma qytetarë që do të dalin në votime, pasi kanë qenë duke festuar deri vonë.

Foto: Facebook

“Një ditë perfektë, vetë zgjedhjet janë festë, kësaj feste i ka paraprirë një festë e mbrëmshme kështu që, kam kënduar deri në ora 3 të mëngjesit”, u shpreh Muçiqi.

Tutje shtoi: “Oj lulija jonë me limona, kësaj Serbisë daba daba, kjo ka qenë mbrëmë hiti i asaj nate. Ka qenë nata më emocionale e jetës time, një ndjenjë e jashtëzakonshme. Unë vet jam sportist dorën në zemër askush nuk e ka pritur, mirëpo ja që mrekullitë në futboll ndodhin, mrekullia ka qenë mbrëmë. Pse ka ndodhur mrekulli, sepse ka fituar në një qytet shqiptar, Leskovci është shqiptar. Historia mbrëmë është shkruar përsëri në një qytet që është pjesë tamam e jona. Ata djem na kanë bërë krenarë”.

“Asaj festa i paraprin edhe kjo e sotmja sepse edhe zgjedhjet janë festë, mos u shqetësoni sepse dalja do të jetë më vonë sepse kanë festuar deri vonë mbrëmë”, tha ndër tjerash. /Telegrafi/