Please enter at least 3 characters.

O’Connell premton mbështetje për Kosovën në arenën ndërkombëtare

2017/09/unnamed-4-10.jpg

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka zhvilluar sot një takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell.

Hoxha në takim vlerësoi lart bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që ka ofruar Mbretëria e Bashkuar për Kosovën në zhvillimin e vendit dhe përkrahjes në arenën ndërkombëtare.

Në takim, u diskutua për zhvillimet në Kosovë dhe në rajon, dhe për reforma të rëndësishme e mëse të duhura veçanërisht për sundimin e ligjit.

Ambasadori O’Connell ia konfirmoi ministres Hoxha përkrahjen e fuqishme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën në arenën ndërkombëtare dhe ritheksoi përkrahjen e Mbretërisë së Bashkuar në procesin e shtetndërtimit dhe avancimit në marrëdhëniet e jashtme.