Please enter at least 3 characters.

OBRM-PDUKM: Zaev dhe LSDM po e çojnë shtetin në humbje

2019/03/OBRM-PDUKM-llogo.jpg

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se Zoran Zaev dhe LSDM e çojnë shtetin në humbje.

OBRM-PDUKM-ja kërkon nga Zaevi të përgjigjet për takimet e tij në Tetovë, duke e akuzuar se ka bërë marrëveshje për ridefinimin territorial të shtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

"Zoran Zaev e shtyu vendin në një baltë të krimit, korrupsionit, nepotizmit dhe paligjshmërisë. Republika e Maqedonisë stagnon në çdo fushë. Në vend të reformave të Zaevit, kjo është një agjendë anti-shtetërore. Ndërmarrjet shtetërore përdoren për manipulimin e tenderëve, dhe sektori privat, me përjashtim të bizneseve të Zaevit dhe Angjushevit, po kalbëzohen", thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se Maqedonisë i duhet qeveri e re, që sipas tyre, do ta vendos rendin dhe do të sjell përparim./Telegrafi/