Please enter at least 3 characters.

Obiliq, diskutohet për ndarjen e lokacionit për ndërtimin e Xhamisë në Hade të Re

2024/11/465279138_1007519528087159_8449775779029875363_n.jpg

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me bashkëpunëtorët, kanë pritur në takim kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Obiliq, Rexhep eQerkezi, së bashku me bashkëpuntorë.

Kryetari Gashi në kuadër të bashkëpunimit, pati kënaqësinë të njoftoi kryetarin Rexhep Qerkezi dhe bashkëpunëtorët e tij për kërkesën e ndarjes së lokacionit për ndërtimin e Xhamisë në Hade të Re, e cila do t’i shërbejë banorëve të Hades së Re dhe një pjese të banorëve të fshatit Shkabaj.

"Këshilli i Bashkësisë Islame në Obiliq shprehu falënderim të veçantë për bashkëpunimin e deritanishëm me institucionin komunal, duke vlerësuar mbështetjen dhe përkushtimin e treguar në realizimin e projekteve që i shërbejnë komunitetit", thuhet në njoftimin e bërë nga Komuna e Obiliqit.

Tutje theksohet se "me këtë rast, në shenjë falënderimi për bashkëpunimin e deritanishëm, kryetari Gashi pranoi mirënjohje një certifikatë falënderimi nga kryetari i KBI Obiliq"./Telegrafi/