Please enter at least 3 characters.

Nusja në dasmë zbuloi se dhëndëri është grua

2016/01/f.0727121314165_m.jpg

Familja dhe miqtë ishin mbledhur për ceremoninë fetare të dasmës në ishullin Java. Por dhëndëri Rio nuk kishte ftuar askënd prej të afërmve ose miqve, kështu që familjarët e nuses filluan të dyshojnë në identitetin e tij.

Situata kulmoi kur ai refuzoi të tregonte letërnjoftimin, shkruan gazeta britanike
Telegraph. “Dyshimet u shtuan edhe më kur dhëndëri papritmas ndërroi edhe zërin dhe filloi të flas si grua”, tha një zyrtar lokal i policisë. Ai tha se dhëndëri kishte trup burrëror dhe me nusen Nurain njihej që shtatë muaj.

Më vonë u vërtetua se ai në fakt ishte vajzë dhe emri i saj i vërtetë ishte Erni. Nusja e turpëruar thirri policinë dhe kërkoi që Erni të shkojë në burg. Për ta ruajtur nderin, familjarët thirrën shpejtë e shpejtë ish të dashurin e vajzës e cila tashmë ishte bërë nuse dhe e martuan me të.

Nurain dhe Erni ishin njohur nëpërmjet shokëve, ndërsa ajo thuhet se nuk ka dyshuar kurrë se në fakt ai është vajzë deri në ditën e martesës. Homoseksualiteti në vendin më të populluar në botë nuk është i ndaluar. Megjithatë martesat e gjinisë së njëjtë nuk lejohen me ligj. /Telegrafi/